Loading…
Ismaili: Nëse jap dorëheqje nga partia, a cilësohet tradhti?
  • 14/02/2018 | 23:40

...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka bërë debat me një militant të partisë së tij.


Një simpatizant i VV-së e ka akuzuar Ismailin, në Facebook, se e ka tradhtuar partinë.Deputeti i VV-së, i rreshtuar në krahun e kundërshtarëve të kryetarit Albin Kurti në parti, i është përgjigjur menjëherë atij.

“Unë dorëheqje s’kam dhanë. Po hajt, po e zamë se po jap, e po dal. Qysh cilësohet saktë kjo si tradhti, po më intereson, nëse nuk i bashkëngjitëm ndoj armiku?”, e ka pyetur Ismaili simpatizantin e VV-së.“Me dal e me u nda prej Albinit nashta bash bash tradhti nuk esht se edhe vllezerit ndahen por shije shum te keqe po na leni”, i është përgjigjur përkrahësi i VV-së, Ismailit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë