Loading…
Ismaili: Qytetarët s’do të kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës për shërim
  • 13/09/2017 | 22:14

...

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se do të sjellë ndryshime të mëdha në këtë fushë. Ai ka deklaruar se do të nisë një punë të mirë në këtë ministri, përmes transparencës dhe llogaridhënies.


“Në qoftë se arrijmë një transparencë më të madhe dhe llogaridhënie më të madhe, nuk po them që do t’i zgjidhim të gjitha problemet, mirëpo do të kemi një zhvillim të mirë. Dëshiroj të krijoj një model i cili mund të shikohet si shembull”, ka thënë Ismaili.

LEXO EDHE: Vdekjet në QKUK: Furnizimi me oksigjen nga kompania pa licencë.

Tutje, Ismaili ka thënë që duke përmirësuar shërbimet shëndetësore, të cilat aktualisht mund të ofrohen në Kosovë, do të tentojnë të ndalojnë eksportimin e parave të qytetarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore jashtë vendit, siç është Maqedonia.

Ndërsa faktin që ai nuk vjen nga sistemi shëndetësor, nuk është mjek, Uran Ismaili e sheh si pozitiv, përderisa ka thënë që do të tentojë që edhe bashkëpunëtorët e tij të mos jenë të gjithë brenda këtij sektori.

“Aktualisht bashkëpunimin mendoj të filloj me dy donatorë të fuqishëm që janë brenda ministrisë, një fondacion nga Luksemburgu dhe një nga Banka Botërore. Ndërsa ekipin rreth vetes do ta zgjedh me kujdes dhe do të mundohem që personat rreth vetes mos të jenë vetëm brenda sistemit. Besoj shume që këtë ministri do e lë më mirë”, deklaroi Ismaili, në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë