Loading…
Ismet Munishi: Pa këto klube Superliga është shumë e zbehtë
  • 07/11/2018 | 19:09

...

Ismet Munishi beson se kampionati i Kosovës në futboll është shumë i zbehtë këtë edicion pasi mungojnë klube si Vëllaznimi, Vushtrria, Besa e Trepça, që bëjnë pjesë në Ligën e Parë


Trajneri i njohur kosovar që kryen edhe punën e analistit ka thënë se Superliga e Kosovës është e zbehtë këtë edicion dhe se nuk ka shikueshmëri, transmeton GazetaMetro.

Munishi që njihet me nofkën ‘baba i futbollit kosovar’ ka thënë se klubet si Vëllaznimi, Besa, Vushtrria e Trepça nuk e kanë vendin në Ligën e Parë, por në Superligë.

“Po shohim një kampionat të zbehtë, pa shikueshmëri. S’mund të kemi Superligë të fortë pa një Vëllaznim të fortë, pa një Trepçë, pa një Liri, pa një Besë e pa një Vushtrri,” ka thënë Munishi.

Ndryshe, Munishi është i papunë që nga koha kur u largua nga Besa e Pejës. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë