Loading…
Italia do t’i dënojë me burg ata që përdorin simbolet fashiste dhe naziste
  • 13/09/2017 | 17:29

...

Dhoma e Përfaqësuesve e parlamentit italian të martën mbrëma ka miratuar ligjin me të cilin ndalohet shfaqja publike e simboleve fashiste dhe naziste, pas një sërë incidentesh nëpër gjithë vendin, përcjell Gazeta Metro.


Ligji parasheh dënimin me burg prej gjashtë muajve deri në tri vite për përshëndetje fashiste apo naziste, shitje të suvenirëve fashiste dhe naziste apo shpërndarje të çfarëdo propagande në internet.

Në mënyrë që të hyjë në fuqi, ligji duhet edhe të vërtetohet nga Senati. Ligji në dhomën e poshtme është miratuar pas një numri të incidenteve nëpër gjithë Italinë. Kështu në një ëmbëltore në Italinë Jugore u paraqit torta e Hitlerit e cila reklamohej në vitrinë, derisa Partia neofashiste Forza Nuova po e përgatit festimin e përvjetorit të 95 të Marshit në Romë të fashistëve të Mussolini’i, transmeton gazetametro.net

Autori i ligjit Emanuele Fiano, deputeti i Partisë Demokratike në pushtet, i cili konsideron që, sipas modelit të Gjermanisë, duhet pozicionim më i ashpër ndaj rritjes së nostalgjisë fashiste dhe naziste. Fiano në një intervistë për Radio 24 ka thënë se ka ekzistuar faqja italiane në Facebook, e cila në ndërkohë është mbyllur, në të cilën janë publikuar fjalimet antisemite të ministrit nazist të propagandës Joseph Goebbels, dhe e cila ka pasur 45.000 vijues.

Opozita e djathtë, duke përfshirë edhe partinë Forza Italia të ish kryeministrit Silvio Berlusconi, e ka kundërshtuar ligjin me arsyetim se e kërcënon lirinë e fjalës.

Lëvizja populliste Pesë Yje gjithashtu ishte kundër, duke pretenduar se do të ishte më mirë që të ashpërsohen ligjet ekzistuese kundër fjalës së urrejtjes. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë