Loading…
Izetbegovic shpjegon reagimin e papritur për Kosovën në Beograd
  • 07/12/2017 | 15:19

...

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, ka shkaktuar të mërkurën shumë reagime pasi vendosi që në konferencë për medie në Beograd t’iu drejtohet opinionit edhe pse me protokoll kjo nuk ishte paraparë.


Kjo ngjarje ka sjellë deri te reagimet e shumta, ndërsa veprimin e vet e shpjegoi për Al Jazeera vet Izetbegovic. Ai tha se ndiente nevojën që të distancohet.

Përse keni reaguar?

“Sepse zoti Covic i tha medieve se Bosnja dhe Hercegovina do t’ia lë Serbisë sovranitetin e vet për vendime në lidhje me Kosovën. Pata nevojë të distancohem dhe t’i sqaroj gjërat”, u përgjigj shkurt Izetbegovic.

Takimi në Beograd, siç ka raportuar më herët gazetametro.net., kaloi pa marrëveshje përfundimtare, para se gjithash për demarkacionin e kufirit në mes të BeH dhe Serbisë. Por, me reagimin dhe adresimin jashtë protokollit të anëtarit të Kryesisë së BeH nuk ka marrëveshje as për çështjen e pavarësisë Kosovës gjë që për Beogradin është me rëndësi kyçe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë