Loading…
Izraeli në drejtim të zgjedhjeve të hershme pas një jave turbulente për Netanyahun
  • 16/11/2018 | 23:44

...

Izraeli të dielën do të caktojë një datë për zgjedhje të hershme, një burim i afërt me një ministër të rëndësishëm tha për CNN, pas një jave turbulente për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.


Kjo vie pas tërheqjes nga pozita qeveritare të shumë përsonave të rëndësishëm në qeveri, transmeton gazetametro.net

Vendimi për zgjedhje të hershme vjen pas mosmarrëveshjeve me Netanyahut dhe Ministrit të Arsimit Naftali Bennett.

Një burim i afërt me Bennett tha se është e nevojshme të shkohet në zgjedhje sa më shpejtë që të jetë e mundur, duke mos pasur mundësi që qeveria aktuale të vazhdojë.

Të enjten, Ministri i Financave Moshe Kahlon dhe Ministri i Brendshëm Aryeh Deri gjithashtu bënë thirrje për zgjedhje të hershme.

Tërheqja e Bennett nga koalicioni do të linte Netanyahun pa minimumin e nevojshëm prej 61 ulësve të nevojshme për të udhëhequr, duke i bërë zgjedhjet të pashmangshme dhe duke i dhënë fund një qeveria që zgjati për gati katër vjet. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë