Loading…
Izraeliti që e kërkon Kosova, koka e krimit me trafikim organesh
  • 14/01/2018 | 09:40

...

Kosova ka kërkuar nga Qipro ekstradimin e një izraeliti i cili dyshohet se ishte truri pas bandës së trafikimit të organeve.


I dyshuari me emrin Moshe Harel, akuzohet se ka organizuar më shumë se 30 transplantime ilegale në një klinikë afër Prishtinës.

“Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Policia ka njoftuar se Moshe Harel është arrestuar një javë më parë, njofton Klan Kosova.

Ai po ndiqej nga autoritetet tash e një dekadë për aktivitet kriminal duke rekrutuar viktimat ngas vendet e varfra të Europës Lindore dhe nga Azia Qendrore, duke u premtuar rreth 15.000 euro për organet e tyre.

Ndërsa pranuesit, kryesisht izraelit, do të paguanin për një organ rreth 100.000 euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë