Në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli edhe për mundësitë që ka Kosova për të hyrë shpejtë në NATO.
Haradinaj foli për mundësinë që Kosova të arrijë të anëtarësohet shpejtë në NATO, shkruan gazetametro.net
Kryeministri i Kosovës tha se kjo varet nga shumë faktorë. Ai tha se anëtarësimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO varet nga shumë dinamika, nga ta edhe ndikimi i vetë Rusisë.
Haradinaj shtoi se nëse do të ekzistojë një klimë më e favorshme, atëherë është e mundur dhe nuk duhet të jemi pesimistë. /gazetametro.net