Loading…
Ja kur pritet në nis ndërtimi i Stadiumit Kombëtar
  • 11/01/2018 | 17:11

...

Punimet në stadiumin e Prishtinës do të përfundojnë në fillim të majit ndërsa ato për stadiumin kombëtar në Drenas do të fillojnë në fund të vitit 2018.


Këtë e bëri të ditur, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi gjatë vizitës që i bëri Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK).

“Na jemi në fund të marrëveshjes , një pjesë të madhe të buxhetit  e kemi të ndarë por do të sigurojmë edhe pjesën tjetër, kompania është pajtuar që t`i paguhet pas rishikimit të buxhetit, fundi i prillit, fillimi i majit do të jetë koha kur stadium të jetë i gatshëm”.

“Mendoj se me gjithë këtë dinamikë, fundi i vitit do të jetë fillimi i projektit të stadiumit kombëtar”, tha Gashi.

Gjatë kësaj vizite, Gashi u takua me udhëheqësit e kësaj federate, kryetari i së cilës kishte një kërkesë për kreun e MKRS-së.

Fadil Vokrri tha se ministrit i kërkoi që të iu ndihmojë që të gjejnë një zgjidhje për objektin e FFK-së e cila është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Ne kemi kërkuar që ky objekt të na jepet një kohë më të gjatë, kemi kërkuar që ky objekt të kaloj në pronësi të Federatës të Kosovës’.

Ndërsa, ministri Gashi u zotua se në mbledhjet e  radhës të qeverisë do të procedojnë këtë kërkesë me shpresën që ky objekt të kaloj në pronësi të federatës kosovare.

Kjo njëherësh është edhe vizita e parë që Gashi i ka bërë FFK-së që nga fillimi i punës në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë