Loading…
Ja kush është kundërshtari i Trepça ’89 në Ligën e Kampionëve (Foto)
  • 19/06/2017 | 16:50

...

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 do të futet në histori të futbollit kosovar.

Mitrovicasit do të jenë skuadra e parë kosovare që do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Shorti deshi që ‘Minatorët’ të përballen me Vikingur.

Vikingur me 4 shkurt ka mbushur nëntë vite nga themelimi i klubit dhe që nga ajo kohë stinorin e fundit ka fituar titullin e kampionit.

Ngjyrat tradicionale të klubit janë e kaltërta dhe e zeza, pasi për tu formuar Vikingur ishin bashkuar dy klube, Gota GI dhe Leivrik IF.

 

Përpos titullit të kampionit, Vikingur ka fituar pesë herë Kupën e shtetit dhe katër Superkupa, transmeton Telegrafi.

Nga 23 futbollistët që ka skuadra Vikingur, vetëm tre prej tyre janë shtetas të huaj, ndërsa 20 tjerët janë nga Ishujt Faroe ashtu si edhe stafi i klubit.

Vlen të përmendet se njëri nga lojtarët kryesorë të klubit është serbi Filip Djordevic i cili është 23 vjeçar dhe është pjesë e klubit që pesë vite.

Në vitin 2010-11, Vikingur luajti në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe kishte fat të tmerrshëm pasi u përballë me gjigantin turk Besiktas.

Në dy ndeshje skuadra nga Ishujt Faroe pësoi humbje, në shtëpi 0-3 dhe në Stamboll 4-0.

Suksesi më i madh në Evropë për skuadrën simpatike, ishte në vitin 2014 kur mbërritën deri në raundin e tretë.

Vikingur eliminoi skuadrën letoneze Daugava në raundin e parë dhe Tromson e Norvegjisë në raundin e dytë.

Ndërkohë në raundin e tretë ata u eliminuan nga Liga e Evropës pas përballjes me gjigantin kroat Rijeka.

Zi kaltërtit ndeshjet si vendas i zhvillojnë në ‘Serpugerdi Stadium’, që ka kapacitet prej 2000 mijë ulëseve.

89-shi me pak fat mund ta eliminojë ekipin simpatik nga Ishujt Faroe, pasi ‘Xehetarët’ kanë treguar këtë vit se kanë ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë