Loading…
Ja pse nuk ju merr gjumi kur ndërroni vend
  • 07/12/2017 | 22:04

...

Nëse flini në hotel, te miku ose në ndonjë vend të ri, gjasat janë të mëdha që të keni probleme me gjumë.


Kur flemë në vend të ri, truri “vendoset” në gjendje “mbijetese” dhe përjashtohet vetëm njëra gjysmë e tij, derisa hemisfera tjetër qëndron e zgjuar dhe në kujdes.

Shkencëtarët nga Universiteti Brown, që kanë studiuar këtë fenomen, thonë se në këtë gjendje reagojmë ndaj çdo zëri të panjohur. Shkencëtarët më herët kanë zbuluar sindromën e natës së parë, FNE (First-Night-Effect), por nuk ishin në dijeni se si funksionon saktë.

Profesoresha Masako Tanaki dhe kolegët e saj kanë vazhduar studimin për të gjetur arsyen.

Në xhirimin e trurit është treguar arsyeja asimetrike e fjetjes: njëra është hemisfera e zgjuar dhe tjetra e cila fle. Hemisfera gjysmë e zgjuar reagon edhe ndaj stimujve të jashtëm.

Në këtë mënyrë flenë kafshët, ndërsa te zogjtë dhe gjitarët e detit është gjetur se njëra hemisferë fle, ndërsa tjetra është si roje e natës.

Balenat dhe delfinët janë shumë të ndjeshëm ndërsa flenë, dhe hemisferat e trurit të tyre flenë në mënyrë alternative.

Masako thotë se “truri ynë mund të ketë një përbërje miniaturë, si balenat dhe delfinët”, transmeton KosovaPress.

Me këtë njohuri, shkencëtarët që studiojnë gjumin, mund të gjejnë mënyrën e “përjashtimit” të këtij mekanizmit, që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit, të cilët udhëtojnë shpesh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë