Loading…
Ja si reagojnë lojtarët e Juventus’it kur Cristiano Ronaldo gabon gjatë stërvitjeve |VIDEO
  • 09/08/2018 | 13:20

...

Lojtari i Juventus, Douglas Costa, gjatë kësaj jave e ka lavdëruar Cristiano Ronaldo’n, duke thënë se është e pamundur ta ndjekësh gjatë stervitjeve, mirëpo edhe ai ndonjëherë mund të bëjë gabime, transmeton gazetametro.net


Ish-lojtari i Real Madrid, i cili iu bashkua klubit Italian muajin e kaluar për një marrëveshje rreth 100 milion dollar, që tani ka filluar tu pëlqejë bashkëlojtarëve të tij.

“Kur ne arrijmë në stervitje, ai është aty i pari duke ushtruar, kur largohemi ai qëndron akoma aty, unë kurr nuk kam parë një lojtar të tillë”, ka thënë Costa.

Ndërsa në një video të publikuar gjatë këtyre ditëve, shihen lojtarët e Juventus duke u stërvitur, derisa Ronaldo rrëzohet dhe i lejon Paulo Dybala’s dhe Douglas Costa’s të fitojnë.

Të dy lojtarët fillojnë të vallëzojnë dhe të qeshin me Ronaldon. Kurse, në video ata dëgjohen edhe duke bëritur ‘SIII’, që do të thotë ‘po’.

Kurse gjatë muajit korrik është lajmëruar se fituesi 5 herë i Topit të Artë, do të fitojë 30 milion euro në vit me këtë ekip, derisa marrveshja 4 vjeçare që ka nënshkruar është prej 120 milion eurosh. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë