Loading…
Ja si t’i njihni aplikacionet e rrejshme
  • 08/08/2018 | 22:00

...

Në telefonët tonë të mençur kemi të dhëna të rëndësishme dhe potencialisht të ndjeshme, për të cilat gjurmojnë hakerët, të cilët në App Store e Google Play fusin aplikacione të rrejshme. Ja si t’i njihni…

 

Lexojini recensionet e aplikacioneve
Para marrjes gjithses lexoni se çka kanë thënë të tjerët për aplikacionin. Jo vetëm komentet e para, por gërmoni edhe më thellë për çdo rast. Në fakt, ka njerëz të angazhuar, të cilët shkruajnë ode mbi softuerët e infektuar. Keni kujdes edhe në emrat e ngjashëm, transmeton gazetametro.net.

Lexojini përshkrimet
Teksti përcjellës i shkruar keq mund të jetë shenjë vërejtjeje për aplikacione potencialisht të rrejshme. E njëjta gjë vlen edhe për përshkrimin e mangët, sepse hakerët nuk shpenzojnë kohë për këtë.

Verifikojini programerët zhvillues
Kushtojini vëmendje asaj se kush e ka lansuar aplikacionin. Nëse diçka quhet Messenger, nuk do të thotë me çdo kusht se është Messnegeri i Facebookut. Hakerët llogarisin në atë se nuk jeni mjaft i kujdesshëm për të vërtetuar se cilët programues të zhvillimit e kanë lansuar aplikacionin.

Verifikojeni cilësinë e fotografisë së prapavijës
Si edhe te përshkrimi, në qoftë se fotografitë e mbrapavijës me të cilat janë ilustruar aplikacionet janë ngapak të kualitetit të dobët, me këtë gjasat janë më të mëdha për dyshim për aplikacion tyë rrejshëm.

Verifikojeni numrin e aplikacionit të marrë
Në pyetje është vlerësimi i përafërt, por du t’ua jep njëfarë parafytyrimi për autenticitetin. Sa më i madh të jetë numri i marrjeve, aq më mirë. Megjithatë, kjo ekziston vetëm në Google Play, sepse Apple nuk ublikon të dhëna të tilla në App Store./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë