Loading…
Jaksic godet Vucicin: S’është vonë për Serbinë ta njoh Pavarësinë e Kosovës
  • 18/11/2018 | 15:50

...

Publicisti i njohur serb Bosko Jaksic, redaktor në gazetën beogradase “Politika”, vlerëson se ideja “Razgranicenje”, apo në shqip demarkacionit i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, si ide e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, është pak sa e rrezikshme, dhe më mirë është për Serbinë që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Kështu Jaksic ka deklaruar të dielen për Agjencinë e Lajmeve Fonet, duke shtuar se një gjë e tillë është dashur të bëhet para 10 vjetëve, kur edhe është shpallur pavarësia më 17 shkurt 2008, përcjell gazetametro.net

Sa i përket negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, Jaksic ka thënë se ato do të sjellin një përfundim apo rezultat.

“Këto takimet e Presidentëve Vucic dhe Thaci, po ma kujtojnë kohën e negociatave të fshehta të dikurshme, midis Izraelit dhe Palestinës”, ka shtuar Jaksic.

Konklududimi i tij është që nuk ka mjaftë kohë dhe se problemet e ngrira sikur kjo midis serbeve dhe Kosovës, duhet të zgjidhen sa më shpejtë.

“Ekzistojnë precedente të rrezikshme, që i kemi parë nëpërt botë se si një konflikt i ngrirë, përfundon në një konflikt të dhunshëm dhe të armatosr, dhe kjo nuk duhet të ndodhë midis neve”. ka thënë ai.

Bosko Jaksic, është një nga publicistët më me përvojë në Beograd, i cili ka raportuar si korrespodent nga luftërat, në Gjirin Persik, nga Izraeli dhe nga Kairo i Egjiptit, qysh prej vitit 1972. Ishte një nga të parët që para 11 viteve që doli publikisht me idenë e njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe mbylljes së përherëshme të konfliktit midis Serbisë dhe shqiptarëve në Kosovë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë