Loading…
James Rodriguez na dhuron një prej golave më të bukur të javës
  • 12/01/2018 | 22:38

...

Kolumbiani i Bayernit të Mynihut, James Rodriguez, ka shënuar golin që i dha vulë fitores së ekipit në fushën e vështirë të Bayer Leverkusenit këtë mbrëmje, ndeshje në të cilën Admir Mehmeti luajti që nga minuta e 77-të, transmeton Gazeta Metro.

Pak para përfundimit të takimit, në minutat shtesë, mesfushori shfrytëzoi gjuajtjen e lirë për të qëlluar saktë portën me një goditje të bukur nga rreth 17 metra dhe për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. 1-3.

Bayerni nuk kishte fituar në këtë fushë që disa sezone, kurse herën e fundit kishte dalë triumfues pikërisht kur në stol ishte Jupp Heynckes, që edhe sonte udhëhoqi skuadrën drejt triumfit të rëndësishëm për garën në Bundesliga.

Golat tjerë i shënuan Javi Martinez e Franck Ribery, kurse për vendasit të vetmin gol e shënoi Volland. Bayerni është lider absolut në tabelë, kurse Leverkusen po lufton ashpër për një vend që çon në garat europiane. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë