Loading…
Janë 2 pije që s’duhet t’i përdorni nëse keni stres
  • 03/10/2017 | 19:57

...

Shumica prej nesh ndeshen vazhdimisht gjatë ditës me stres dhe ankth. Ditët e lodhshme dhe jeta dinamike na ngacmojnë shpesh nervat dhe na japin efekte negative.


Ka disa mënyra për të luftuar efektet e nervave të ndrydhur, duke përfshirë meditimin, yoga-n, duke u takuar me miq, për të nxjerrë disa gjëra jashtë kraharorit.

Por edhe pijet mund të ndihmojnë ose lëndojnë trupin tonë kur ndihemi të stresuar.

Duke pasur një dietë të shëndetshme me shumë fruta të freskëta, perime dhe ujë dhe duke shmangur këto pije që nxisin stresin, do të vendosni një jetë më të paqtë e të qetë dhe stresi do të ulet ndjeshëm.

 

Kafja

Ndryshe nga ç’besohet, kafja nuk ta heq stresin, përkundrazi. Nëse nuk e shmang dot takimin me një shok për kafe, sepse të bën të ndihesh më mirë, në vend të kafes, porosit çaj jeshil. Kafeina në kafe mund të të bëjë të ndihesh mirë në fillim, por pas disa minutash jep sinjale stresi. Kafja gjithashtu pengon absorbimin e ‘adenosine’, e cila ndihmon për të mbajtur trupin të qetë.

Alkooli

Kur të gjithë mendojmë se po e vënë poshtë stresin me një gotë verë, në fakt është krejt e kundërta. Mbaje mend: një gotë ndoshta është mjaft e mirë, por një shishe do të ta shtojë edhe më shumë ankthin. Konsumi i një sasie të madhe alkooli shton nivelin e sheqerit në trup dhe të pengon të flesh. Nëse mbështetesh te alkooli për të zhdukur stresin, me kalimin e kohës, mund të të shfaqen simptoma serioze.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë