Loading…
Janë 6 shenja të fshehta të kancerit të mushkërive që s’kanë lidhje me kollitje
  • 02/02/2018 | 12:44

...

Me siguri e mendoni kancerin e mushkërive si sëmundje e duhanpirësve – e kemi dëgjuar shpesh këtë si një paralajmërim për heqjen dorë nga ky ves i keq.


Por, edhe pse kjo qëndron, e vërteta e plotë është se kanceri i mushkërisë nuk është ekskluzivisht sëmundje e duhanpirësve

Dhe numri i jo-duhanpirësve që zhvillojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse vazhdon të rritet: Gjatë një studimi të kryer te 2170 pacientë evropianë me kancer të mushkërisë, ka rezultuar që numri i jo-duhanpirësve të cilët janë prekur nga kanceri është më shumë se dyfishuar që nga viti 2008 deri në vitin 2016, shkruan “shëndeti”.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 20% e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i mushkërisë çdo vit hasen tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan. Është e vërtetë që duhanpirja është një ndër faktorët më rrezikues, megjithatë nuk është e vetmja.

Pa e ditur mund të jeni të ekspozuar edhe ndaj faktorëve të tjerë rrezikues. Për shembull, mund të rrethoheni nga gazra radioaktive si radoni, asbesti apo tymi i duhanit. Fatkeqësisht, simptomat shpesh nuk shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar, duke e bërë më të vështirë trajtimin e sëmundjes. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore përse kanceri i mushkërisë është kaq vdekjeprurës.

Vetëm 18% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje mbijetojnë 5 ose më shumë vite, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit.

Ja cilat janë disa nga shenjat e para të kancerit të mushkërisë:

Gulçim (Me zor mbushesh me frymë)

Në rastet kur një masë tumorale bllokon rrugët e frymëmarrjes, atëherë pacienti zhvillon gulçim apo merr frymë me zor. Në këtë rast mund të shkaktohet edhe një tingull si fishkëllimë kur ajri kalon nga rrugët e frymëmarrjes.

Dhimbje të kraharorit

Në kraharor ka një sërë funde të fibrave nervore, prandaj në momentin që një masë tumorale prek ato, mund të shkaktojë dhimbje, të cilat përkeqësohen edhe më shumë në rastin kur kolliteni, qeshni apo merrni frymë thellë. Dhimbja e kraharorit mund të jetë gjithashtu thjesht një efekt anësor i kollës (dhe jo një tregues se një masë tumorale po zhvillohet në kraharor) – një kollë kronike mund të shkaktojë tendosje të muskujve.

 

Zë i ngjirur

Zëri i ngjirur apo i zhurmshëm mund të jetë një tregues tjetër i kancerit të mushkërisë. Ka një nerv që kalon përmes trakesë, ezofagut dhe poshtë aortës. Ky nerv lidhet me laringun (kur gjenden dhe kordat zanore) dhe nëse një masë tumorale ushtron presion tek ky nerv, atëherë ai mund të paralizohet.

Probleme me frymëmarrjen

Problemet me frymëmarrjen mund të paralajmërojnë për bllokim të rrugëve të frymëmarrjes – në rastin më ekstrem, nga një masë tumorale që pengon kalimin mjaftueshëm të ajrit në mushkëri. Ato mund të kenë gjithashtu shenjë e akumulimit të lëngjeve në pjesën mes mushkërive dhe kraharorit.

Pneumonitë e shumëfishta

Periudha të shkurtra dhe të shumëfishta të pneumonisë duhet të jenë një shenjë alarmi. Në rastet kur një masë tumorale bllokon rrugët e vogla në mushkëri, krijon një vendstrehim për shumëfishim të baktereve, që mund të çojë në infeksion.

Venitje të syve, keni fryrje ose keni shtuar shumë në peshë

Kanceri i mushkërisë mund të shkaktojë gjithashtu një sërë simptomash që duken sikur nuk kanë asnjë lidhje me këtë organ. Masa tumorale në pjesën e sipërme të mushkërive mund të ushtrojë presion në nervat që drejtojnë sytë dhe fytyrën, duke iu shkaktuar kështu venitje të syve dhe zvogëlim të bebes së syrit, që quhet ndryshe sindroma Horner. Disa lloje të kancerit të mushkërisë sekretojnë gjithashtu substanca si hormone që prekin organet e tjera – quhen ndryshe sindromat paraneoplastike. Në varësi të llojit të sindromës, ato mund të kenë një sërë efektesh hormonale, që nga shtimi në peshë deri tek gjinekomastia apo rritja e gjirit tek një mashkull.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë