Loading…
Japonezi vazhdon të mahnitë botën: 50 vjeç nënshkruan kontratë të re profesionale
  • 11/01/2018 | 23:44

...

Futbollisti me karrierën më të gjatë si lojtar profesionist e ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.


Kazuyoshi Miura është 50 vjeç, por e ka zgjatur kontratën me ekipin aktual Yokohama FC të enjten,, transmeton Gazetametro.net

Miura do të bëhet 51 vjeç më 26 shkurt, ndërsa ky sezon do të jetë i 33’ti për të në karrierë si lojtar.

Ai luajti 12 ndeshje vitin e kaluar dhe shënoi një gol, duke e thyer rekordin e golashënuesit më në moshë në Japoni.

Miura i ishte bashkua Yokohamas në vitin 2005 dhe u bë futbollisti më në moshë që kishte luajtur ndeshje profesionale në mars të vitit të kaluar, kur kishte 50 vjet e 7 ditë, duke e thyer rekordin e anglezit Stanley Matheës.

Ai mban nofkën “Mbreti Kazu” ishte ndarë nga familja në moshën 15 vjeçare, duke shkuar në Brazil për të bërë karrierë si futbollist. Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur edhe për klubin e njohur brazilian Santos dhe për Genoan në Serie A.

Miura ka bartur fanellën e Kombëtares së Japonisë në 89 ndeshje, duke shënuar 55 gola. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë