Loading…
Japonia më 2025 do të ketë ‘anije të mençura’, shihni si duken brenda (Foto)
  • 10/06/2017 | 20:04

...

Një kompani japoneze e prodhimit të anijeve planifikon që më 2025 të fillojë prodhimin dhe futjen në përdorim të ‘anijeve të mençura.


Kjo teknologji do të zgjedhë mënyrën më të mirë dhe më të sigurtë për transpor gjithashtu do të kursejë lëndë djegëse, ka bërë të ditur BBC.

Kompania planifikon që të prodhojë fillimisht 250 anije.

Pritet që ky lloj i teknologjisë të kushtojë rreth 100 milion dollarë.

“Kjo do të bëhet, nuk po parashtrohet pyetja se a do të bëhet, por kur do të bëhet”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e Rolls-Royce, Oskar Levander.

Ai gjithashtu ka shtuar se telekomandën e këtij lloji do ta kenë nga fundi i kësaj dekade. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë