Loading…
Jeremic: Jemi në fund të bisedimeve për përkufizimin, në Paris është përgatitur performansa e Thaçit e Vucicit
  • 09/11/2018 | 11:07

...

“Ne faktikisht gjendemi në fazën përfundimtare të bisedimeve, dhe në gjysmën e parë të vitit 2019 mund të pritet një ‘blickrig’ diplomatik-medior, në të cilin vetëm do të bëhet e ditur se për çka të dy palët janë marrë vesh”, ka thënë opozitari serb

Kryetari i Partisë popullore opozitare serbe Vuk Jeremic ka thënë se kreun shtetëror të Serbisë flamuri i Kosovës në Notër Dam “nuk e godet fort” dhe se përfaqësuesi i Kosovës as që do të ftohej në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së parë botërore sikur për këtë rast të mos ishte paraparë “performanca” e Aleksandar Vucicit e Hashim Thaçit.

“Sikur të mos kishte pasur takime të fshehta ndërmjet këtyre dyve në mars të këtij viti, në të cilat kanë filluar bisedimet për ‘përkufizim’ dhe ku ka lindur ideja mbi paraqitjen e përbashkët në Paris më 11 nëntor, përfaqësuesi i Kosovës nuk do të merret pjesë në atë ceremoni”, ka thënë Jeremic në emisionin “Zumiranje”, transmeton në portalin në internet Radiotelevizioni i Vojvodinës.

Siç e ka transmetuar Partia popullore, Jeremic mendon se Serbia ngjarjet e mëdha, si kjo e Parisit, i shfrytëzon në mënyrë të gauar dhe ekziston një problem esencial i të kuptuarit të diplomacisë të regjimit aktual, trasnemton gazetametro.net.

“Qëllimi i pranisë së kreut të shtetit në një tubim diplomatik është që ai të paraqitet në mënyrë atraktive në tabloidët shtetërorë e në ‘Pink'”, ka thënë Jeremic dhe ka shtuar se aktivitetet diplomatike po shndërrohen në shfaqje vulgare.

Jeremic mendon se deklarata e Vucicit se politika e tij e korrigjimit të kufijve ka përjetuar dështim, është plotësisht e pavërtetë.

“Realiteti është se sot jemi në një fazë të avancuar të bisedimeve mbi ‘përkufizimin’, përkatësisht mbi korrigjimin e linjës administrative të përkufizimit të Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë, e cila me marrëveshjen ligjërisht të obligueshme do të bëhej kufi shtetëror”, ka thënë Jeremic dhe ka shtuar se kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Ne faktikisht gjendemi në fazën përfundimtare të bisedimeve, dhe në gjysmën e parë të vitit 2019 mund të pritet një ‘blickrig’ diplomatik-medior, në të cilin vetëm do të bëhet e ditur se për çka të dy palët janë marrë vesh”, ka thënë Jeremic, i cili mendon se pas kësaj do të pasojë deklarata e kuvendit, referendumi apo zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vucici do të kërkonte mbështetje për vendimin e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë