Loading…
Jeta pas vdekjes: Çfarë ndodh kur të vdisni? Çfarë ndodh pasi të vdisni?
  • 01/08/2018 | 15:24

...

Misteret e jetës pas vdekjes mbesin një fushë tërheqëse e studimit për ekspertët më të mëdhenj shkencorë dhe mjekësorë.


Teoritë për jetën pas vdekjes varirojnë shumë në mes të kulturave dhe feve, shkruan Express.co, përcjell gazetametro.net

Disa besojnë se jeta vazhdon pas vdekjes dhe disa të tjerë janë të bindur se jeta përfundon së ekzistuari në momentin kur pulsi ndalet.

Disa nga fetë më të mëdha të botës pajtohen se njerëzit nuk janë të lidhur për tokën përjetësisht por u garantohet ndonjë formë e jetës se përtejme nga ana e krijuesit, pas vdekjes.

Ateistët, në anën tjetër, e refuzojnë një besim të tillë mbi bazën se nuk ka dëshmi shkencore që sugjeron për një jetë të përtejme.

Të tjerët mund të besojnë në rrotullimet kozmike të karmas dhe reinkarnimit me anë të të cilit shpirti i njeriut rilind në trupin e një njeriu tjetër vazhdimisht derisa cikli të thyhet duke arritur deri te Nirvana.

Por çka sa i përket komunitetit mjekësor? Çfarë qëndrimi ka shkenca për jetën, vdekjen dhe jetën pas vdekjes?

Në Britani, the National Heatlh Service e njeh vdekjen si një gjë komplekse për t’i dhënë diagnozë për shkak të një numri faktorësh që janë zgjeruar përgjatë viteve.

Me anë të fuqisë se mjekësisë moderne dhe tekonologjisë është e mundur që ta mbajmë zemrën duke rrahur edhe nëse truri ka pushuar së funksionuari – por a përbën jetesë kjo?

Në momentin që vdekja e trurit ndodh, nuk ka mënyrë për të riparuar dëmin dhe zemra pas një kohe do të pushojë së rrahuri pavarësisht përdorimit të ventilatorëve.

Në tavolinën e operacionit, vdekja në mënyrë tipike ndodh pas dështimit të zemrës, kur muskuli nuk pompon më gjak të oksigjenuar për në tru.

Por pastaj, mund të ketë ndonjë dëshmi për të sugjeruar se vetëdija njerëzore mbetet gjatë vdekjes, edhe nëse për një kohë të shkurtë.

Ekspertët mjekësorë të Shkollës së Mjekësisë së Langone në New York, në dhjetor të 2017’tës thanë se pacientët vazhdojnë të përjetojnë ndonjë formë të vetëdijes në fazat fillestare të vdekjes.

Dr. Sam Parnia, në Langone, tha se njerëzit zemrat e të cilëve kishin ndaluar dhe ishin rikthyer me sukses në jetë gjatë sallës së operacionit mund të kujtonin infermieret dhe mjekët duke u përpjekur që t’i shpëtonin gjatë dështimit të zemrës.

Fenomeni zakonisht njihet si “near-death experience’’ dhe zakonsht përfshin njerëzit duke kujtuar se kanë dëgjuar zëra, duke parë jetën t’iu kalojë para syve ose duke arritur deri te një dritë në fund të një tuneli të errët.

Një studim i bërë nëpër 15 spitale në Britani, Amerikë, dhe Austri shikoi për këto përjetime afër vdekjes në mes të 2008 dhe 2012 për të kapur validitetin e këtyre pretendimeve.

Nga 140 njerëzit e pyetur pasi kishin pësuar sulm në zemër rreth 39% ose 55 nga ta kujtuan diçka gjatë kohës sa ishin të pavetëdijshëm.

13 nga pacientët raportuan se kishin ndjerë se janë të ndarë nga trupi, 22 thanë se kanë ndjerë paqe dhe 13 thanë se ndjenin se kishin shqisat më të mprehta se zakonisht.

Megjithatë, një zbërthim i studimit tha: Është shumë e kënaqshme të mendohet se njerëzit do të vazhdonin të kishin mendime dhe përjetime derisa ende ka gjak të oksigjenuar që depërton në tru.

“Në total, studimi nuk ofron dëshmi për ekzistimin e një jete pas vdekjes, por vetëm se njerëzit afër vdekjes ende mund të kenë përjetime nga memoria.”

Tema e jetës pas vdekjes gjithashtu u prek edhe nga një panel i ekspertëve në Universitetin e Virxhinias më 2017, të cilat shikuan në të dhënat gjatë 50 viteve të fundit për të nxjerr disa përfundime.

Dr. Bruce Greyson, tha: “Një pyetje me rëndësi për raportet për përjetimet afër vdekjes është nëse janë të ndikuara nga besimet kulturore?”

“E dimë se besimet kulturore të njerëzve ndikojnë si ata interpretojnë përceptimet e tyre. Ne shohim atë që presim.

Për shembull, përjetimet afër vdekjes (near-death experiences) në vendet e botës së tretë nuk flasin për hyrjen në tunel në mënyrën siç bëjnë amerikanët, ata mund të flasin për hyrje në një shpellë ose pus.

Një vozitës kamioni të cilin intervistova foli për hyrjen në një gyp, kështu që duhet të përdorësh çfarëdo metafore kulturore në dispozicionin tënd për të përshkruar një fenomen.”

Pyetjet për përjetimet jashtë trupit, jetën pas vdekjes ose arritja në fund të tunelit mbesin pyetje tërheqëse por nuk ka evidencë për të sugjeruar se jeta pas vdekjes është reale. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë