Loading…
Jo, konferencë rajonale pa Kosovën
  • Nga

  • ARBEN RATKOCERI

  • 09/02/2018 | 13:18

...

Shkruan: Arben Ratkoceri

Nëse edhe ministri Bushati refuzon ftesën e homologut boshnjak, gjasat për të dështuar konferenca rajonale në Banja Llukë janë shumë të mëdha.


Shkaku i Kosovës, zv.kryeministri Bujar Osmani i ka thënë JO ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnës dhe Hercegovinës për të marë pjesë në një takim rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet në Banja Llukë. Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime të mirëinformuara të cilët preferojnë të jenë anonimë.

Në këtë takim, i cili sipas autoriteteve të BeH është paraparë të mbahet më 23 shkurt, organizatori nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të palës kosovare, ndaj kjo, sipas burimeve tona, ka shtyrë zv. kryeministrin për Eurointegrime, Bujar Osmani, të refuzojë këtë konferencë. Gjatë ditës së djeshme, përkundër tentimeve tona për të siguruar qëndrimin zyrtar të zv.kryeministrit Osmani në këtë temë, nga Kabineti i tij ishte e pamundur të marim ndonjë konfirmim apo mohim të “zërave” për refuzimin e kësaj ftesë nga kolegët e Bosnjë e Hercëgovinës.

Përveç zv.kryeministrit Bujar Osmani, në këtë takim është ftuar edhe shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati. Jozyrtarisht, pas refuzimit të ftesës nga ana e zv.kryeministrit Osmani, edhe ministri Bushati do ta ketë thuajse të pamundur të jetë pjesë e kësaj konference rajonale, e cila sipas të gjitha gjasave mund të dështojë.

FOTO: Banja Luka

Duket se me këtë veprim të zv.kryeministrit Bujar Osmani, do t’i jepet një përgjigje përkatëse politikave serbe për mbajtjen në izolim të Kosovës nga të gjitha iniciativat për bashkëpunim rajonal, të cilat në rastin konkret “kontrabandohen” nëpërmjet BeH, e cila për shkak të ndikimit serb në vendimarrje, në të shumtën e rasteve ka treguar një zell edhe më të madh armiqësor kundrejt Kosovës se sa vetë Beogradi zyrtar. Ndryshe, sipas ftesës së Ministrisë së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Banja Llukë duhet të mbahet konferenca ministrore me titull “Ballkani Perëndimor dhe partneriteti i BE-së : Bashkëpunim i fuqishëm rajonal për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë