Loading…
Jo veç Kosova e Mali i Zi: Këto dy shtete të Ballkanit s’po merren vesh për Demarkacion
  • 06/12/2017 | 14:36

...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegvinës, përfaqësuesi serb Dragan Covic janë pajtuar se BeH do të ketë qëndrim të njëjtë me Serbinë ndaj Kosovës, derisa anëtari tjetër i Kryesisë së BeH Bakir Izetbegovic  ka thënë se ky vend do të vendosë në mënyrë të pavarur për politikën e vet të jashtme.


“Bosnja dhe Hercegovina do të ketë qëndrim të njëjtë sikur edhe Serbia sa i përket çështjes së Kosovës, derisa Serbia nuk merr qëndrim tjetër”, këtë kanë kumtuar në konferencë për gazetarë, kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryesuesi i Kryesisë së BeH Dragan Covic.

Mirëpo, në fund të konferencës u lajmërua edhe anëtari i Kryesisë së BeH Bakir Izetbegovic i cili shtoi se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të pres Beogradin sa i përket politikës së jashtme, porse do të vendos vet për këtë, me respektim të interesave të vendeve fqinje, por edhe të Bashkimit Evropian, kah i cili po pretendon ky vend, transmeton gazetametro.net.

Kryetari i Serbisë ka thënë “ne nuk jemi këtu që të dashurohemi dhe të përqafohemi por t’i zgjidhim problemet”.

Një prej temave të takimit ishte edhe çështja e kufirit në mes të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë, por nuk është arrit marrëveshja.

“Serbia ka ofruar një propozim të zgjidhjes së problemit të demarkacionit në formën e dokumentit “non-paper”, sipas të cilit Serbia i kishte marrë hidrocentralet e Zvorikut dhe Bajina Bashtas brenda territorit të Serbisë, derisa i kishte dhënë Bosnjës dhe Hercegovinës sipërfaqe të njëjtë nga territori i Serbisë, ka thënë Vucic.

Ai ka thënë se anëtarët e Kryesisë së BeH kanë mendim ndryshe për statusin e këtyre hidrocentraleve, por se do të bisedohet ende për këtë.

Gjithashtu, është propozuar që të bëhet ndërrimi i territorit te Priboji dhe Rudo, “metër për metër”.

“Për ne është e rëndësishme hekurudha Beograd – Tivar, afër Shtërpces. Këtë pjesë ne e kishim marrë dhe do të jepnim sipërfaqe të njëjtë”, ka thënë Vucic.

Para takimit, anëtari i tretë i Kryesisë së BeH, kroati Mladen Ivanic ka thënë se vizita në Beograd është e rëndësishme, por dyshon se do të arrihet diçka, duke marrë parasysh qëndrimet e kundërta brenda Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai ka thënë se nuk ka harmonizim të qëndrimeve brenda Kryesisë së BeH për shumë çështje por edhe për vizitën në Beograd, madje as për temat të cilat janë caktuar për këtë takim./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë