Loading…
Ju bezdisin aromat e pakëndshme brenda shtëpisë? 10 mënyra për t’i larguar ato
  • 11/06/2018 | 17:40

...

Çdo shtëpi ka ngjyrat, stilin dhe erërat e veta. Nëse doni që banesa të ketë erë të mirë jo vetëm për ju, por edhe për miqtë, është e rëndësishme të vini në jetë disa metoda natyrale që mund të jenë shumë efikase.


1.Frigoriferi– Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël më uthull në brendësi të tij.

2. Ushqimet e skuqura – Për të eliminuar erërat që lënë këto lloj gatimesh në fillim të cdo skuqjeje, ne tigan fusni pak lëng limoni, një fetë mollë dhe një fletë selinoje.

3. Plehrat– Erërat e këqija nga koshi i plehrave mund të zhduken nëse në fund të tij hidhni tre lugë sodë.

4. Ndryshoni ajrin– Qarkullimi i shpejtë i ajrit, pastron ambientin dhe largon erërat e pakundshme. Me anë të një ventilatori dhe me dritaren hapur, do të shihni se sa kollaj ererat do të zhduken

5. Parfum– Para se të ndizni dritën, kujdesuni që mbi llambë të hidhni pak nga parfumi juaj i preferuar.

6. Era e bojës– Keni lyer shtëpinë së fundmi, po era ju bezdis? Atëherë vendosni në dhomë pjata të mbushura me ujë që do të thithin erën e pakëndshme.

7. Mobilje të reja– Nëse sapo keni blerë mobilje po erërat e tyre nuk ju pëlqejnë, atëherë në një enë me ujë hidhni pak uthull dhe me ane te një pecete i fshini ato.

8. Mobilje të vjetra– Nëse keni mobilje të tilla që ju bezdisin me erën e tyre, atëherë zieni pak qumësht dhe lëreni të ftoheni në brendësi të tyre.

9. Lagështirë– Në raft ka erë lagështire? Vendosni në brendësi të tij, një tas me karafil të grirë.

10. Dollapi i këpucëve– Te kjo zonë shumë kollaj mund të eliminoni erërat nëse fusni copa të vogla druri të lyera me vaj qitroje.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë