Loading…
“Ju pushtojmë si dikur gjyshërit tanë”: Erdogan kërcënon Greqinë
  • 12/03/2018 | 09:12

...

Turqia dhe Greqia janë në një moment tensioni mes tyre pas rikthimit të problemeve me ishujt e kontestuar si edhe ndarjes së zonave ekskluzive ekonomike në Egje.


Në një fjalim të tijin dje në mesditë, Presidenti Erdogan kërcënoi hapur Greqinë duke thënë se ata (grekët sh.r.) duhej të mësonin nga historia e afërt, përcjell Albeu.com.

“Nëse nuk dinë historinë të shkojnë të pyesin gjyshërit e tyre. Nëse na detyrojnë do të bëjmë ate që kanë bërë më parë baballarët dhe gjyshërit tanë. Ata nuk duhet të thonë gjëra që i kalojnë madhësinë e trupit të tyre”., tha Erdogan duke shënjestruar gjithashtu presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili më parë kishte kërkuar nga turqit që të sillen në mënyrë të përgjegjshme në rajon.

Grekët e kanë cilësuar këtë tensionim të beftë të marrëdhënieve nga Turqia si një nevojë e Erdoganit për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme si edhe operacioni ushtarak në Siri, i cili deri më tani ka shkaktuar dhjetëra ushtarë të vrarë turq, ndërsa trupat turke nuk e kanë marrë qytetin edhe pse kanë dy muaj që luftojnë aty.

Një problem tjetër mes dy vendeve është edhe hapësira ekskluzive ekonomike e Qipros, e cila tani ka dhënë me koncesion blloqe të tëra gazi në detin Egje, ndërsa Ankaraja zyrtare thotë se kjo nuk mund të ndodhë për aq kohë sa nuk është marrë mendimi edhe i banorëve të tjerë të ishullit, që janë turqit në Qipron Veriore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë