Loading…
‘Justin Bieber ishte duke vdekur nga mbidoza’, deklarata befasuese e menagjerit
  • 13/09/2018 | 11:22

...

Scott Braun është personi i cili ka nën menagjim shumë artistë të njohur në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe Justin Bieber dhe Ariana Grande.


Ndërsa, derisa ka folur për The Red Pill Podcast, ai ka thënë se ka qenë në ankth se Justin do të humbiste jetën nga përdorimi i drogës, përcjell gazetametro.net.

“Mendova që ai do të vdiste. Mendova se ai do të binte të flinte një natë me shumë drogë në organizmin e tij, dhe nuk do të zgjohej më kurrë”, ka thënë ai.

Koha për të cilën Braun ka folur, i takon vitit 2014 kur Bieber pati një sërë incidentesh negative.

Madje edhe u arrestua për përdorim të drogës disa herë kur ishte 19 vjeç.

Deklaratat shqetësuese të menagjerit kanë ardhur pas vdekjës së reperit Mac Miller nga mbidoza, i cili ishte vetëm 26 vjeç./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë