Loading…
Juventusi ndalet me barazim nga Genoa – Ronaldo hyn në histori të futbollit |Video
  • 20/10/2018 | 19:55

...

Juventusi ka barazuar 1-1 me Genoan në kuadër të Serie A


Juventusi nuk ka arritur më shumë se një pikë përballë Genoas, por përsëri është lider i padiskutueshëm në kampionatin italian, transmeton GazetaMetro.

Cristiano Ronaldo shënoi gol në minutën e 17-të për t’i dhënë epërsinë e parë ‘Zonjës së Vjetër’ në këtë takim, por Besa barazoi rezultatin në minutën e 67-të.

Ylli portguez me golin e realizuar ndaj Genoas ka hyrë në histori të futbollit duke u bërë lojtari i parë që shënon 400 gola në top pesë ligat më të forta në Evropë.

Ronaldo arrin shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane, bëhet lojtari i parë me këtë rekord  

CR7 ka shënuar 84 gola në Premier Legaue me Man Utd, 311 me Realin në La Liga dhe tani pesë gola me Juven në Serie A. /GazetaMetro/


Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë