Loading…
Ka edhe një ‘mundësi’ për Italinë në Botëror
  • 14/11/2017 | 21:18

...

Gjasat e Italisë për të marrë pjesë në botërorin e Rusisë nuk kanë përfunduar, edhe pse janë shumë të vogla.


Azurët nuk arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë përballë Suedisë dhe mbetën jashtë garës.

Por, pakëz shpresë për t’u kualifikuar  për në botëror ka ende.

Neni 7 i rregullores së FIFA i jep shpresa Buffonit me shokë, në një pjesëmarrje në Rusi.

Në këtë nen të rregullores së FIFA shkruhet se në rast se një kombëtare e kualifikuar në botëror vendos të tërhiqet, ose pezullohet nga autoriteti i FIFA, do i lë hapësirë institucionit t’a zëvendësojë më një tjetër ekip.

Në këtë rast ky ekip do të ishte Italia sepse  është kombëtarja që luajti në fazën play-off dhe ka grumbulluar më shumë pikë se skuadrat e tjera dhe në këtë situatë.

Kështu, tifozët italianë mund të shpresojnë për shansin e fundit për të evituar atë që me shumë gjasa do të ndodh – mospjesëmarrjen në Kupën e Botës, për herë të parë që prej vitit 1958.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë