Loading…
Ka filluar goditja e uraganit: Florence arrin në Karolinën Veriore
  • 14/09/2018 | 08:52

...

Janë xhiruar pamje të frikshme të valës së baticës, ndërsa guvernatori parashikon: Do të gjendemi nën një metër uji

Uragani Florence ka lëvizur të enjten në mbrëmje drejt bregut lindor të Shteteve të Bashkuara me shpejtësi prej nëntë kilometrash në orë e më fuqi të dobësuar, duke shkaktuar shira të bollshëm, era të fuqishme dhe vërshime në shtetet federale Karolina Veriore dhe Jugore para takimit të pritur me bregun të premten në mesditë.

Fuqia e uraganit Florence ka rënë të premten në mbrëmje në kategorinë e parë në shkallën e Saffir-Simpsonit nga kategoria e pestë, me lëvizje prej nëntë kilometrash në orë në drejtim të perëndimit, gazetametro.net.
Meteorlogogët vlerësojnë se, duke pasur parasysh madhësinë e tij, Florencë mund të vazhdojë gati tërë ditën të godasë bregun lindor amerikan me reshje rekorde e erëra uragani.

Përkundër paparashikueshmërisë se lëvizjes, pritet se bregut do t’i afrohet afër Cape Fearit në Karolinën Veriore, të premten në mesditë.

Në medie janë publikuar videot e para të goditjes së valës së fuqishme të aticës, e cila ka dëmtuar shtëpuitë në Topsail Beach në Karolinën Veriore. Pritet që vala e baticës mund të arrijë madje 3,3 metra kur uragani të godasë me tërë fuqinë, njofton Daily Mail.

Hurricane Florence Storm Surge in Wilmington, NC

WATCH: Residents on the coast are beginning to feel the impact of Hurricane Florence. Michael Alfaro captured video of this storm surge in Topsail, just north of Wilmington, NC.

Posted by WCIV | ABC News 4 on Thursday, 13 September 2018

Guvernatori i Karolinës Veriore Roy Cooper ka tërhequr vërejtjen se ky uragan “historik” do të shkaktojë të reshura e vërshime të cilat gati tërë shtetin federal do ta zhysin nën një metër uji.

Sipas vlerësimit të meteorologut Brandon Locklear nga Enti shtetëror hidrometeorologjik, sasi e të resghurave në Karolinë gjatë dy-tri ditëve të ardhshme do të arrijë mesataren tetëmujore.

Sa paku 160.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Karolinën Veriore, ku Uragani ende nuk ka goditur me tërë fuqinë. Pritet se pa rrymë do të mbeten një milion njerëz, ndërsa ripërtëritja mund të zgjasë me javë.

Florencë paraqet kërcënim për rreth 10 milionë njerëz, deri sa një milion tashmë janë evakuuar nga brezi bregdetar të dy Karolinave dhe Virgjinias, gjë që ka shkaktuar kolona kilometërshe në autostradat drejt perëndimit.

Së paku 12 mijë njerëz kanë kërkuar strehim në gjithsej 126 strehimore.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet Gergoia, Karolin Veriore e Jugore, Virginia, Maryland dhe Washington D.

/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë