Loading…
Ka ikur nga burgu në Serbi, në Kosovë është bërë gjykatës “serb”
  • 10/08/2018 | 08:38

...

Mediet e Beogradit edhe më tej po merren me Radomir Labanin, të emëruar nga presidenti Thaçi gjykatës së Gjykatës Kushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si vend në të cilin, një ikur nga ligji në Serbi, këtu mund të bëhet  gjykatës “serb”.


B92 sot boton një lajm të agjencisë Reuters, në të cilin, sipas të dhënave nga policia serbe,  thuhet se ai edhe më tej është person kërkuar për pushtetin serb. Ekziston një urdhër arresti i kuq i Inetrpolit dhe nëse del nga vendi, emri i tij do të paraqitet në secilin aeroport, transmeton gazetametro.net.

Laban do të jetë njëri prej nëntë gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, me çka do të plotësohet një prej vendeve të caktuara për “përfaqësuesit e pakicave”, thotë Reuters.

Agjencia britanike përkujton se Labanin e kanë emëruar deputetët serbë në Kosovë dhe se emërimi i tij është miratuar gjatë votimit në Parlament në maj, por opozitë dhe organi mbikëqyrës gjyqësor i kanë bërë apel Thaçit që të mos e emërojë, deri sa të përfundojnë të gjitha verifikimet e sigurisë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të Serbisë, Laban është dënuar në vitin 2011 me gjashtë vjet burg për korrupsion, si zyrtar i doganës serbe.

Ai e ka vuajtur gjysmën e dënimit deri sa ndodhej në paraburgim dhe deri sa e priste gjykimin, në përiodën mes vitit 2006 e 2009.

Pas gjykimit, Laban është liruar përkohësisht, deri sa të mos e marrë ftesën e re për ta vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit, por a ikur në Kosovë.

Agjencia përkujton se vitin e kaluar, gjykata serbe në Kralevë ka publikuar urdhër arrestin për arrestimin e Labanit, me të cilin ka kërkuar që ai të dorëzohet në Serbi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë