Loading…
Ka paraparë krizën e madhe ekonomike dhe tani paralajmëron kolaps total
  • 11/08/2017 | 14:04

...

Dhjetë vite pasi që kishte filluar kriza botërore ekonomike, një nga vetëm disa ekonomistëve të cilët kanë parashikuar rrënimin e bursave, profesori Steve Keen, ka paralajmëruar se edhe një skenar i tillë është “gati i pashmangshëm”.


Banka e investimeve franceze “BNP Paribas” ka publikuar që më 9 gusht 2007 i mbyll tre fonde të investimeve të specializuar për tregun amerikan të ndërmarrjeve hipotekare, duke shpjeguar se po luftojnë për llogaritje të vlerave të veta për shkak të rritjes së brengosjes për shkak të likuiditetit.

Filloi kriza botërore financiare. Bankat përjetuan kolaps, papunësia u rritë menjëherë, madje edhe qeveritë ranë. Gjithë dekadën, politikanët, rregullatorët dhe financierët tentonin të gjejnë mënyrën për t’i ndalë katastrofat e ngjashme, transmeton gazetametro.net.

Keen, njëri nga ekonomistët të Universitetit Kingston në Londër, parashikoi kolapsin. Duke folur për “RT”, Keen ka thënë se mund të ndodhë edhe një krizë financiare, nëse nuk aprovohet qasja ndryshe. Siç ka thënë “jemi tepër të përqendruar në borxhin shtetëror, por problemi i vërtetë është borxhi privat”.

“Ekonomia e Britanisë së Madhe nuk është stabile, që është pasojë e krizës më të madhe financiare prej Depresionit të Madh, dhe ekziston mungesë e vetëdijes në rrethet politike mbi atë se çfarë në të vërtet e shkaktoi krizën”, ka thënë Keen, transmeton gazetametro.net.

Siç thotë ai, krizën në Britani të Madhe nuk e kanë shkaktuar shpenzimet e qeverisë.

“Ky është absurd. Kjo teknikisht do të thoshte se shpenzimet e qeverisë në Britanisë së Madhe e kanë shkaktuar krizën financiare në SHBA, kjo është marrëzi. Kjo qasje na ka sjellë kursim në dhjetë vitet e fundit, gjë që vetëm e ka dobësuar edhe më tepër ekonominë”, pohon ekonomisti i njohur.

Ajo që po injorohet, shpjegon Keen, është se niveli i borxhit privat në Britani të Madhe ka arritur 195 për qind të GDP’së pas krizës. Për momentin është rreth 170 për qind, që është edhe më tutje tri herë më i lartë se niveli i borxhit të cilin e ka pasur Anglia para kohës së Margaret Thatcher.

“Me sasinë e borxhit i cili po qëndron aty me siguri se do të kemi edhe një krizë, por që besohet se do të kemi ngecje”, thotë Keen.

Arsyeja kryesore për brengosje, thotë Keen, janë ato që e ka quajtur “ekonomitë zombi”, siç janë Australia, Belgjika, Kina, Kanada dhe Koreja Jugore, të cilat janë shmangur nga kriza e fundit të huave.

Ato tani kanë barrën më të madhe të borxhit me të cilin duhet të merren kur të arrijë kriza e ardhshme, gjë që mund të ndodh në mes të viteve 2017 dhe 2020, pohon Keen.

“Këto ekonomi janë përafërsisht të madhësisë si ajo e SHBA. Ashtu që kur ato bien, do të ndodh krizë e cila do ta godas pjesën tjetër të botës”, ka shpjeguar ekonomisti.

Kina është rast i veçantë, pohon eksperti, sepse ka kredi të zgjatur me shkallën vjetore prej rreth 25 për qind. Me borxhin e sektorit privat i cili e tejkalon 200 për qind të GDP’së, më së shumti i ngjanë në borxhet e ekonomive të Irlandës dhe Spanjës para vitit 2008. Shpresë të vogël ka për Australinë, pohon ekonomisti i cili është i lindur atje, kreditë banesore të së cilës nuk shpërthyen si tullumbace në vitin 2008. Vitin e kaluar, kreditë e sektorit privat ishin mbi 200 për qind të GDP’së.

“Australia sot mund ta shmangë krizën vetëm ashtu që do ta shtyjë për nesër”, thotë Keen./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë