Loading…
Ka qenë ferri i kësaj bote: Disave nga nxehtësia u ka eksploduar koka
  • 10/10/2018 | 16:54

...

Në vitin 79 nuk ka qenë mirë të qëllosh në rrethinën e Vezuvit. Njerëzit, të cilët gjatë dy ditësh të erupcionit katastrofik llava nuk i ka djegur të gjithë, kanë vdekur edhe në mënyra tjera.


Një pjese prej tyre, ka treguar hulumtimi më i ri, koka tekstualisht u ka eksploduar.

Arkeologët nga spitali universitar i Torinos Federica II kanë hulumtuar eshtrat e nxjerrë nën hiri në depot për barka në dokët e Herkulanesë, njërit prej qyteteve afër vullkanit, transmeton gazetametro.net.

Në eshtra kanë zbuluar grumbullime mineralesh të çuditshme, të kuqe e të zeza, dhe ato janë gjetur nëpër kafka.

Shkencëtarët pastaj me anë të spektrometrisë dhe mikrosprektroskopisë së Ramanovit, kanë konstatuar se fjala është për shtresime të hekurit dhe oksidit të hekurit.

E kjo ëështë ajo që do të ndodhte kur gjaku të vlonte dhe të shndërrohej në avull.,

“Për herë të parë kemi gjetur dëshmi të cilat tregojnë se nga ekspozimi në temperaturë ekstreme lëngjet e trupit dhe indet e buta të viktimave në Herkulane janë shndërruar në avull”, kanë shënuar shkencëtarët në revistën Plos One.

Me fjalë tjera, lëngjet e trupit janë shndërruar në avull, pastaj është krijuar shtypja e cila dikund duhet të pëlcasë.

Në doket e Herkulanesë vdekjen e kanë gjetu rreth 300 njerëz.

Duke i shqyrtuar 103 skelete, shkencëtarët kanë vërejtur se shumica e eshtrave kanë pëlcitur apo janë përdredhur. Skajet kanë qenë të mbrehtë me pjesë gjysmë të karbonizuara përreth tyre. Kjo ndodh me rastin e krematimit dhe tregon për ekspozimin në temperaturë ekstreme.

Analiza e mëtejme ka treguar se hekuri i shtrësuar në eshtra është pasojë e vlimit dhe avullimit të gjakur në temperatura të larta.

Llava ka qenë tepër e nxehtë, mes 200 e 500 gradë Celsius, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi prej 100 deri 300 kilometra në orë. Njerëzit në Herkulane thjesht nuk kanë pasur asnjë mundësi.

“Shikimi me kujdes i skeleteve ka zbuluar edhe plasa në pjesën e epërme të kafkës, si edhe të nxira rreth atyre plasaritjeve. Kjo sigurisht është rezultat i ekspozimit të njëkohshëm direkt nxehtësisë ekstreme dhe shtimit të shtpyjes intrekraniale të shkaktuar nga vlimi i trurit. Eksplodimi i kafkës sigurisht ka qenë pasoja”, kanë shkruar shkencëtarët.

Përkatësisht, truri i viktimës “është zjerë”, gjë që ka krijuar shumë avull, i cili ka mundur të dalë vetëm nëpër kafkë.

Vezuvi ende është vullkan aktiv, eurpcioni i fundit ka qenë më 1944, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë të tij jetojnë tre milionë njerëz./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë