Loading…
Ka sistemin arsimor më të mirë në botë, tani Finlanda merr edhe një hap drejt përmirësimit
  • 10/10/2018 | 17:34

...

Shteti i Finlandës njihet për sistemin e edukimit më të mirë në botë.


Madje edhe në radhitjen ndërkombtare ajo qëndron në majën e top dhjetshës.

Mirëpo, qeveria e këtij vendi tani ka marrë disa hapa të rinjë, për të dërguar sistemin arsimor edhe më tutje.

Ministri i Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, po punon që t’i fshijë nga sistemi arsimor të gjitha lëndët si, fizika, matematika, letërsia apo historia dhe gjeografia, transmeton gazetametro.net.

‘Ka akoma shkolla që punojnë duke përdorur metodat tradicionale, që funksiononin në shekullin XX. Mirëpo sot gjërat kanë evoluar dhe ne duhet të krijojmë diçka që përshtatet me këtë shekull’, ka thënë ai.

Sistemi pritet të zbatohet për nxënësit nga mosha 16 vjeçare.

Sipas tij, secili nxënës ka të drejtë të zgjedh temën që dëshiron të studiojë. Krejt kjo në mënyrë që adoleshentët të mos i bëjnë pyetje vetës se ‘Çfarë e mirë sjellë mësimi i kësaj’ apo ‘Cila është nevoja që unë ta di këtë’.

Po ashtu edhe lidhja mes mësuesëve dhe nxënësëve duhet të forcohet më shumë dhe të bëjnë punë ekipore së bashku.

Ky sistem pritet të fillojë të zbatohet në vitin 2020./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë