Loading…
Ka tri gra, kështu i ndëshkon nëse e mërzisin
  • 09/11/2018 | 08:15

...

Një burrë me tre gra ka zbuluar që refuzon të bëjë seks me to për një muaj nëse e mërzisin atë.


Dashnori serik Ivan Sukhov ka një dhomë të ndarë dhe çdo natë e fton njërën nga gratë për të kaluar natën me të.

Por ai e ndalon çdo aksion në shtrat me treshen nëse ato nuk janë sjellë mirë.

34 vjeçari nga Rusia sipas ligjit mund të ketë vetëm një grua, kështu që dy të tjerat jetojnë me të me marrëveshje të përbashkët.

Por ai ëndërron të ketë më shumë gra dhe të bëjë të paktën 50 fëmijë.

Para se të bëhej një poligamist, Ivan jetoi me gruan e tij ligjore Natalia Sukhova për 11 vjet.

Por ai ndjeu një dëshirë të fortë për të qenë kreu i një familjeje të madhe dhe donte të kishte më shumë gra dhe sa më shumë fëmijë të jetë e mundur.

Ivan deri tani ka nëntë fëmijë, i dhjeti është në rrugë me gruan e dytë.

Kohët e fundit, ai pranoi një grua me emrin Madina për të hyrë në familjen e tij dhe për t’u bërë gruaja e tij e tretë.

Madina është myslimane, kurse Ivani ortodoks rus.

Ajo kundërshtoi edhe familjen dhe fenë e saj për të qenë me të.

Ivan është gati të pranojë më shumë gra në familjen e tij në rritje, por ka disa kërkesa.

Ai tha: “Më pëlqejnë gratë e gjata, të holla dhe të dashura”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë