Loading…
Ka vdekur legjendari Burt Reynolds
  • 06/09/2018 | 23:03

...

Të gjithë e mbajnë në mend për nga rolet në filmat “Smokey e banditi”, “Çlirimi” dhe “Mbreti i pornofilmit”, por edhe për nga jeta e bujshme private


Aktori legjendar hollivudian Burt Reynolds ka vdekur në moshën 82 vje-çare nga pasojat e sulmit në zemër. Ylli i shumë hiteve filmike ëshytë dërguar në spital pas infarktit, por mjekët nuk kanë mundur t’i ndihmojnë, njoftojnë mediet amerikane. Thuhet se familja i ka qëndruar pranë deri në çastin e vdekjes.

Reynlods tash e sa vite lufton me problemet e zemrës, ndërsa para tetë vitesh i është nënshtruar një opracioni shumë të komplikuar, pas të cilit i është vënë bay-pas, transmeton gazetametro.net.

Reynolds është bërë yll filmi e televizioni që në vitet e shtatëdhjeta, duke realizuar role të shkëlqyeshme në klasikët si “Çlirimi” dhe “Smokey e banditi:, ndërsa në se afërmi Oscarit ka arritur në vitin 1997 pas rolit fantastik në filmin legjnedar “Mbreti i pornofilmit”. Reynolds ka qenë i nominuar oër rolin më të murë dytësor (ka aktruar redaktorin e filmace pornografikë Jack Hornerin) dhe po atë vit e ka marrë Globusin e artë.

Aktorin, i cili mustaqet i ka pasur shenjë mbrojtëse, vitin e kaluar kritika e ka lëvuar për rolin në filmin e pavarur “Ylli i fundit i filmit”.

Reynolds në vitin 1988 është martuar me aktoren Loni Anderson, por martesa ka zgjatur vetëm pesë vjet. Ndarja e tyre merret si njëra ndër më të ndoturat në historinë e Hollywoodit. Reynolds e ka akuzuar atëherë ish-bashkëshorten se ka fjetur me gjysmën e Hollywoodit, kurse ajo se e ka keqtrajtuar psiqikisht.

Akuzat kanë vazhduar herë nga njëra anë, herë nga tjetra, ndërsa kanë marrë fund pasi që Burti ka vendosur t’i paguajë Lonit 234 mijë dollarë. Është interesante se kjo ka ndodhur vetëm në vitin 2015, 22 vjet pas ndarjes së tyre.

Para Loni Andersonit, Reynolds ka qenë i martuar me aktoren britanike Judy Carne (dhe atë dy herë), por edhe kjo ka përfunduar pa lavdi. Burt e ka akuzuar Judyn se ia ka shpenzuar tërë paratë, ndërsa ajo atë se është i pabesë. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 15:10
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë