Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrën e presidentit të ri të Guinea-Bissaut, përmes të cilës ai uron popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë.
Sipas presidentit Thaçi, kjo letër konfirmon edhe një herë njohjen e Kosovës nga ky shtet.
Guinea-Bissau është një shtet mik i Kosovës, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.
“Sot pranova letrën e presidentit të këtij shteti, José Mário Vaz, me të cilën uron popullin tonë për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Kjo letër konfirmon edhe një herë njohjen e Kosovës nga ky shtet”, ka shtuar presidenti i Kosovës.
Kosova është njohur nga Guinea Bissau në vitin 2010 me një notë verbale nga presidenti që nuk jeton më.