Loading…
Ka vdekur shkencëtari i njohur, Stephen Hawking
  • 14/03/2018 | 08:18

...

Shkencëtari më i njohur në fushën e fizikës, Stephen Hawking, ka vdekur në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Cambridge të Britanisë së Madhe, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Familja e tij ka bërë të ditur që ‘ai ka vdekur në paqe’ në orët e para të ditës së mërkurë.

Shkencëtari ishte i njohur për punën e tij dhe zhvillimin e teorive të vrimave të zeza dhe relativitetit, kurse ka shkruar një numër të konsiderueshëm veprash të njohura, duke përfshirë ‘A Brief History of Time’ – vepra e tij më e famshme.

Në moshën 22 vjeçare mjekët i kishin dhënë edhe pak vite jetë pasi ishte diagnostifikuar me një formë të rrallë të sëmundjes motorike të neuroneve, sëmundje që e la tërë jetën në një karrige me rrota ku përdorte një aparat për të folur.

Kuriozitet përbën fakti që Hawking kishte lindur në ditën kur vdiq Galileo Galilei – më 8 janar – kurse ka vdekur në ditën e lindjes së Albert Ensteinit, më 14 mars. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë