Loading…
Kadaj-Bujupi ‘shkel’ deklaratën e Stoltenberg, thotë se Kosova do ta bëjë ushtrinë
  • 06/12/2018 | 18:40

...

Deputetja nga radhët e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka treguar nëse Kosova do të procedojë me formimin e ushtrisë.


Kadaj-Bujupi, në atë që mund të shihet si sfidim i deklaratave të Sekretarit të NATO’s, Stoltenberg, tha se Kosova më 14 dhjetor do ta formojë ushtrinë, shkruan gazetametro.net

Ajo i bëri këto deklarata në një paraqitje në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Po, do ta ketë më 14 dhjetor” është përgjigjur ajo në Info Magazine.

“Kur e kemi filluar në vitin 2015 vendimi ka qenë të pritet edhe pak për një kohë më të duhur. Tash është momenti që Kosova të konsolidohet përbrenda duke e themeluar ushtrinë e saj. Nuk mjaftohemi të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe kontribuues. Kjo ushtri nuk është agresor apo kërcënuese por partnere e NATO-s e ndërtuar në bazat e lirisë”, ka thënë ajo.

Dje, gjatë një mbledhje të ministrave të vendeve anëtare të NATO’s, Sekretari i Aleancës më të madhe ushtarake, Jen Stoltenberg, tha se Kosova po kërkon të formojë ushtrinë në një kohë të papështatshme dhe se nuk po respekton procedura të caktuara. Ai shtoi se mund të ketë pasoja serioze për vendin nëse bëhet formimi i ushtrisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë