Loading…
Kadare: E shkuara e mban peng të ardhmen e Shqipërisë
  • 12/09/2017 | 19:21

...

Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë shumë diskutime.


Lidhur me këtë çështje ka folur edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili ka dhënë një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”.

Në intervistën që do të transmetohet e plotë të premten e kësaj jave, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i ka thënë gazetares Eni Vasili se e shkuara e mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, është shprehur Kadare.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë