Loading…
Kadare fitues i çmimit prestigjioz ‘Nonino’ për vitin 2018
  • 10/01/2018 | 11:46

...

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është shpallur fitues për edicionin e vitit 2018-të të çmimit ‘Nonino’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur në mediet italiane, menjëherë pas laureimit të Kadaresë, ndërsa ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t’i ndahet solemnisht Kadaresë nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.

“Një ekzil në Paris për më shumë se 20 vjet për të mos ia ofruar shërbimet e tij tiranisë, ai ka refuzuar të heshtë, sepse heshtja është gjysma e së keqes…”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin për ndarjen e çmimit për Kadarenë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë