Loading…
Kadri Veseli e ngatërroi presidentin slloven me shkrimtarin 104 vjeç
  • 13/02/2018 | 15:22

...

Kur po thoshte fjalën e fundit në seancën solemne në nder të presidentit slloven, kryeparlamentari Kadri Veseli e ngatërroi emrin e tij.


Në vend se të përshëndeste presidentin me emrin e tij, Borut Pahor, kryeparlamentari iu drejtua me Boris Pahor, e që del të jetë një shkrimtar slloven, shkruan gazetametro.net.

Veçantia e kësaj huqje të kryeparlamentarit qëndron në faktin se emri i gabuar është ai i një novelisti të njohur nga Sllovenia që ka hiç më pak se 104 vjet.

Sido që të jetë, mediat e kapën detajin kur kryetari i Kuvendit nuk e thotë si duhet emrin e presidentit të shtetit më të zhvilluar në Ballkan.

Më pas, Veseli dhe Borut Pahor mbajtën një takim së bashku, ku Veseli tha se Sllovenia është një model i shtetndërtimit për Kosovën.

Ndryshe, presidenti slloven po qëndron që nga dje në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë