Loading…
Kadri Veseli nuk dëshmon kundër Albin Kurtit
  • 07/12/2017 | 09:41

...

Sot po vazhdon seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po përballen në gjyq për ngjarjet që ndodhën në Kuvend me gazin.


Para gjykatës kanë dalur Faton Topalli e Albulena Haxhiu, ndërkohë që me duar të lidhura nga paraburgimi janë sjell Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, shkruan gazetametro.net.

Por, ani pse u raportua nga mediat se është i ftuar, Kadri Veseli nuk po merr pjesë në seancë për të dëshmuar kundër Albin Kurtit dhe deputetëve të tjerë.

Veseli nuk ka shkuar në gjykatë as në seancën e kaluar, ku dëshmuan disa nga deputetët e PDK’së.

Ndërkohë, si dëshmitarë para gjykatës kanë dalur dy deshmitarë të tjerë, deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu.

Ndryshe, deputetët e VV’së po akuzohen për përdorim të armës, në këtë rast gazit lotësjellës, dhe pengim të personit zyrtar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë