Loading…
Kadri Veseli viziton Adem Demaçin, dedikim emocional për të
  • 13/02/2018 | 17:42

...

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar sot në shtëpinë e tij veprimtarin Adem Demaçi, për t’ia uruar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.


Veseli i ka dhuruar atij flamurin e Kosovës dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli e ka quajtur emocional këtë takim me Adem Demaçin.

“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Veseli. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë