Loading…
Kafeneja ku edhe mund të flesh (Foto)
  • 12/08/2017 | 09:09

...

Me pak fjalë është kafeneja që çdo kush do dëshironte. Një kafene ku mund të hedhësh një sy gjymë.


Fatkeqësisht nuk ndodhet tek ne, por në Madrid. Siesta & Go është hapur së fundmi në Madrid dhe ka 19 shtretër në dispozicion: dhoma private dhe të përbashkëta.

Koha e qëndrimit mund të jetë me minuta ose ore dhe çmimet variojnë nga 8 euro një orë për një shtrat deri në 14 euro për një orë në një dhomë private.

Ju shumë mirë mund ta konsideroni si një hotel ose motel, por nuk ka atë qëllim.

Vetë nga emri i kafenesë, nënkupton që është thjesht për të hedhur një sy gjymë të shpejtë ose për t’u shplodhur pak dhe më pas mund të largohesh për në destinacionin e radhës.

Nëse e kishit në plan për të bërë një biznes, por nuk e dinit se çfarë… atëhere ne sapo ju dhamë një super ide.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë