Loading…
Kaka merr kartonin e kuq më të çuditshëm në botë (Video)
  • 13/08/2017 | 11:13

...

Leite Kaka ka marrë një karton të kuq shumë të çuditshëm në ndeshjen e fundit të ekipit të tij.


Skuadra e Kakas, Orlando City, ka humbur me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër New York Red Bulls, transmeton Gazeta Metro.

Ishin minutat e fundit të takimit dhe në një ndërhyrje u krijua një tollovi.

Lojtarët e të dy ekipeve patën një konflikt dhe derisa po ndaheshin, Kaka në formë shakaje vendosi duart e tij te kundërshtari që t’i bënte me dije që të buzëqeshte dhe madje lojtari e pranoi në mënyrë shumë shoqërore gjestin e yllit brazilian, por gjyqtari jo.

Ai kërkoi të shikonte ritransmetimin e kësaj tollovie në sistemin ‘VAR’ dhe pasi ka parë ngjarjen, e ka ndëshkuar Leite Kakan me të kuq duke e konsideruar këtë gjest si të dhunshëm, deri sa të dyja ekipet protestuan për këtë vendim.

Për të kuptuar më mirë, ndiqeni videon e mëposhtme./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë