Loading…
Kamarierja vodhi në punë – 20 vjet më vonë kërkoi falje dhe ktheu paratë me interes
  • 01/08/2018 | 13:05

...

Një grua që kishte punuar si kamariere i ka shkruar një letër restorantit ku punonte për t’i treguar që gjatë punës së saj kishte vjedhur para, shkruan CNN, transmeton Gazeta Metro.

Carlotta Flores, që ka në pronësi një restorant në Arizona të SHBA’së, mori një letër të pazakonshme nga posta javën e shkuar. Një grua që kishte punuar në restorantin e saj 20 vite më parë rrëfente në letër se kishte vjedhur paratë gjatë punës si kamariere.

“Një prej kolegëve më këshillonte që të ‘harroja’ të shënoja disa pije dhe të fusja paratë në xhep. Për arsye të marra, unë e dëgjova”, thuhej në letrën misterioze të dërguar nga gruaja që nuk shënoi emrin.

“Kanë kaluar 20 vite, por unë ende pendohem. Më vjen shumë keq që vodha paratë tuaja. Ju lutem pranoni kërkim faljen time plus paratë që ju vodha, duke përfshirë interesin për 20 vite. Ju bekoftë Zoti”, thuhet në letrën e gruas.

Pronarja e restorantit tha që ajo dhe punëtorët tjerë filluan të qanin pasi lexuan për rrëfimin e punëtores së penduar për veprimin që kishte bërë shumë vite më parë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë