Loading…
Kamerat kapin objektin misterioz duke ateruar bashkë me avionin e pasagjerëve
  • 21/11/2017 | 17:01

...

Pak sekonda para se një avion udhëtarësh të ateronte në aeroportin kryesor të Londrës, ‘Heathrow’, një objekt i paidentifikuar ka fluturuar drejt pistës kryesore të aeroportit më të madh të Britanisë së Madhe, transmeton gazetametro.net


Siç shkruajnë mediat britanike, nuk dihet nëse objekti ishte meteor apo ndonjë objekt tjetër, megjithatë pak sekonda pas tij, edhe avioni i udhëtarëve shihet duke ateruar në po të njëjtën pistë.

Në videon e shpërndarë nga DailyMail, shumë komentues kanë thënë që drita misterioze që shihet në video është thjesht një yll që po bie dhe që nuk ka të bëjë fare me ndonjë mister, pavarësisht që aeroplani po ateronte menjëherë më pas. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë