Loading…
Kamerieri e përzë kryetarin e kuvendit nga lokali për shkak të pantollonave
  • 11/08/2017 | 17:34

...

Një kamerier në një restorant në bregdet i kishte thënë kryetarit të kuvendit lokal se është i detyruar që ta braktisë objektin hotelier sepse ishte në pantallona të shkurtra.


Kryetari i kuvendit Viareggia në bregdetin e Toskanës, e ka përshkruar këtë ngjarje të papëlqyer në profilin e tij në Facebook. Giorgio Del Ghingaro ka thënë se nuk kishte ditur se në restorant ekzistonin rregullat e veshjes.

“Ajo nuk ishte darkë zyrtare, isha me miqtë e mi dhe mendova se mund të vishem në mënyrë më komode”, ka shkruar kryebashkiaku dhe e kishte postuar fotografinë e “bermudeve” të veta.

“Club Nautico” ka kumtuar se i vjen keq për shkak të incidentit dhe që kryetarit të komunës do t’i jep anëtarësim, lajmëron BBC, transmeton gazetametro.net

Del Ghingaro ka shkruar se ishte në ballkon me miqtë e tij në momentin kur i ishte afruar kamerieri dhe i kishte thënë se nuk mund të qëndrojë në restorant sepse nuk mban pantallona të gjata.

Kryetari i Kuvendit ka shkruar se kamerierit i kishte ardhur keq për atë situatë.

Del Ghingaro në fund me shoqërinë e vetë kishte darkuar në një vend tjetër. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë