Loading…
Kamishi në Gjykatë: E kam parë Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës
  • 07/12/2017 | 12:00

...

Sot po mbahet seanca e radhës ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit, ka thënë se ka parë Albin Kurtin duke e hedhur gazin lotsjellës. Sipas tij, ka pasur edhe deputetë të tjerë të VV-së që kanë hedhur gaz e që nuk janë të akuzuar.


“Albin Kurti fillimisht ka hedhur ujë në drejtim të kryesuesit Xhavit Haliti. Pastaj ka provu ta qëllojë edhe me vezë, dhe këto protestime kanë vazhduar deri në hedhjen e gazit lotsjellës”.

“Gazin lotsjellës e ka hedhur Albin Kurti. Është ulur në pjesën mu përpara foltores së Kuvendit. E ka ndez në tokë, dhe e ka hedhur me këmbë në drejtim te LDK-së. I është dukur pak, pastaj me shkelm e ka hedhur edhe te pjesa e grupit parlamentar të PDK-së”.

Haxhiu gjatë dëshmisë ka thënë se edhe deputetët Kadaj-Bujupi dhe Topalli kanë hedhur gaz lotsjellës në seancat tjera.

Madje, sipas tij, ka pasur edhe deputetë tjerë që sot nuk janë të akuzuar, por që kanë hedhur gaz.

“Hedhja e gazit me sa me kujtohet ka ndodhur edhe nga Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli, në seancat tjera. Kanë hedhur edhe deputetë të tjerë, të cilët sot nuk janë të akuzuar”.

Trupi gjykues nuk ka lejuar që dëshmitari të përmendë me emra personat tjerë që, sipas tij, kanë hedhur gaz, pasi sipas gjyqtarit Beqir Kalludra ata nuk janë objekt i aktakuzës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë