Loading…
Kampioni e shkarkon trajnerin
  • 13/09/2017 | 19:34

...

Zekirija Ramadani është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Trepçës’89 ende pa u bërë një vit prej kur mori drejtimin e ekipit nga Mitrovica.


Humbja e befasishme nga Vllaznia e Pozharanit – skuadër që sapo është inkuadruar në Superligë- i kushtoi trajnerit nga Mqedonia me shkarkim.

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, deklaroi Ramadani për “Supersport”, përcjellë Gazeta Express.

Ramadani e kishte marrë drejtimin e Trepçës’89, në pushimin ndërmjet dy pjesëve të sezonit të kaluar.

Pakënaqësia me punën e Ramadanit ende pa filluar sezoni i ri, kur Trepça’89 u eliminua nga faza kualifikuese e Ligës së kampionvve, nga ekipi gjysmë-amator i ishujve Faroe, Vikingur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë